Shpërthimi i bombolës në Velipojë, 4 anëtarët e familjes Gjoka dërgohen në Itali

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Katër anëtarët e familjes Gjoka të cilët pësuan djegie pas shpërthimit të bombolës janë dërguar  në Itali.

Sipas burimeve të ABC News ata janë dërguar privatisht nga familja për mjekim më të specializuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, ku katër anëtarët e familjes morën plagë të rënda pas shpërthimit të bombolës në hotel. Nëna dhe fëmijët e saj kishin shkuar një natë më parë në hotel për ta pastruar dhe bërë gati për sezonin turistik.

Shpërthimi shkatërroi pothuajse të gjithë katin e parë. Ndërkohë, sipas Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial  (ISHTI) shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N nga një nga bombolat e kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerëzor. Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktoreve të jashtëm si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore.

Të ngjashme