Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një respiratori të oksigjenit në një spital ku po trajtohen pacientët me koronavirus në jug të Turqisë, kanë njoftuar autoritetet.
Shpërthimi ndodhi në një repart të kujdesit intenziv të një spitali privat në Gaziantep, ka njoftuar komuna.
Një nga pacientët vdiq teksa po transportohej në spitalin tjetër.
S’është raportuar për të lënduar si pasojë e shpërthimit që ndodhi në orët e hershme të së shtunës.
Viktimat ishin mes moshës 58 dhe 85-vjeçare.
Turqia ka regjistruar gati dy milionë raste me COVID-19 dhe më shumë se 17 mijë e 600 të vdekur, sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”.