Shpërthimi në spitalin e Gazës “nuk mund të justifikohet me asnjë arsye”, thotë Japonia

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Japonisë duke dënuar shpërthimin vdekjeprurës të spitalit në Gaza, tha se sulmet kundër spitaleve apo civilëve nuk mund të justifikohen në asnjë bazë.

Gjithashtu gjatë shprehjes së keqardhjes për rastin, Ministria e Jashtme e Japonisë, shprehu ngushëllime për viktimat, familjet e tyre dhe njerëzit e plagosur nga shpërthimi, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv

Tutje, kjo ministri iu kërkoi të gjitha palëve të veprojnë bazuar në ligjin ndërkombëtar, për të shmangur viktima të mëtejshme civile.

Ndërsa, shtoi se Japonia do të rrisë përpjekjet për të mundësuar sigurinë e civilëve dhe për të zbutur tensionet.

Nga sulmi në spitalin e Gazës, mbetën të vrarë mbi 500 njerëz, ndërsa Palestina për këtë krim e fajësoi Izraelin, kurse shteti izraelit nuk e mori përgjegjësinë për të, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme