Shpezëtarët kundërshtojnë importin e vezëve nga Shqipëria

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 10:54 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Shpezëtarëve ka protestuar para ndërtesës së Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës. Kjo protestë sipas tyre është për shkak të cilësisë së dobët të vezëve, e cila importohet nga Shqipëria në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Shoqatës së Shpezëtarëve, Agim Sahiti, ka thënë se nuk kanë arritur të bëjnë një marrëveshje me përfaqësuesit e AUV-it.

Ai ka thënë se marrëveshja e tregtisë është e lirë dhe se ajo që dëmtohet është damping. Sahiti ka treguar edhe kuponët fiskalë ku në Kosovë është blerë me 1.45 euro kurse në Shqipëri 420 lekë ose 3 euro.

“Damping nënkupton shitjen e prodhimeve jashtë vendit më të lira se në tregun vendor”, tha ai.

Përfaqësues të shoqatës kanë hyrë të takohen më zëdhënësin e AUV-it, Lamir Thaçin.

Pas takimit zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka thënë se në Kosovë kanë ardhur 5 ngarkesa me vezë.

“Nga 5 ngarkesa që kanë ardhur nga Shqipëria, 3 prej tyre kanë shkuar për analiza dhe sipas rezultateve nuk ka pasur diçka të keqe ose të dyshimtë. Shqetësimet e fermerëve nuk kanë të bëjnë me çmimet dhe jo me cilësinë. Por jo të gjithë fermerët e pranuan këtë fakt”, tha Thaçi.

“Për 5 ngarkesa kanë qenë 4 500 pako vezë, kurse vetëm një ngarkesë nga Maqedonia me 200 pako” ka thënë Thaçi.

Të ngjashme