Shpjegimi i Genc Prelvukaj për listën e punësimeve të VV-së

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 08:10 | Nga
Reperi Genc Prelvukaj ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook ku shpjegon përse gjendet emri i anëtarit të grupit Etnon, Milot Hasangjekaj, në listën e të angazhuarve nga Komuna e Prishtinës, që është publikuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas PDK-së, njerëzit në atë listë, përmbi 200 persona, janë militantë të Vetëvendosjes, ndaj edhe i ka punësuar Komuna e Prishtinës.

Por Prelvukaj e mohon kategorikisht këtë, sidomos kur përmendet emri i Milot Hasangjekajt.

“Po të ishte bërë ndonjë favorizim apo përjashtim shkaku i bindjeve politike ne nuk do të ishim ftuar në koncert shkaku i punës time politike në të kaluarën dhe unë i përgëzoj për këtë gjë”, ka shkruar Prelvukaj.

“Sa për korrektësi më duhet të sqaroj një gjë:

Ne kemi qenë të angazhuar nga Komuna e Prishtinës për përformancë siç bën dhe ka bërë komuna rregullisht për gjithë këto vite. Miloti si anëtar i grupit ka nënshkruar dokumentet e nevojshme të pagesës dhe kjo është arsyeja pse figuron emri i tij aty. Nuk ka kurrfarë punësimi apo angazhimi politik”.

Të ngjashme