Shqipëri, ​një 21 vjeçare në mesin e 7 të vdekurve nga coronavirusi

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 673 raste të reja dhe 7 humbje jete për shkak të Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 3927 testime, ndërkohë që mosha e viktimave ka qenë nga 21 deri në 77 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,971 që nga fillimi i epidemisë.

Në katër spitalet COVID në vend, po trajtohen 260 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (08 Janar 2021):

Raste të reja ditore 673

Të shëruar në 24 orë 436

Të shtruar në spitale 260

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 3,927

Testime totale 284,308

Raste pozitive 62,378

Raste të shëruara 36,971

Raste Aktive 24,177

Humbje jete 1230

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14000

Fier 1747

Shkodër 1326

Durrës 1258

Lezhë 980

Vlorë 921

Korçë 911

Elbasan 865

Berat 782

Dibër 532

Gjirokastër 452

Kukës 403

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme