Shqipëri, 12 të vdekur dhe 809 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 809 raste të reja dhe 12 të vdekur nga Covid-19.

Vijon të ketë shifra të larta infektimesh, ku nga 2711 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 809 qytetarë. Numri i përgjithshëm i infektimeve në vend ka shkuar në 50.000, prej të cilave 23.096 janë raste aktive.

Fatkeqësisht, nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës 12 qytetarë, duke e çuar në 1028 numrin e jetëve të humbura.

Ministria njofton se numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme