Gjatë 24 orëve të fundit, 178 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në vendin tonë nga 947 testime që janë kryer.
Ndërsa 4 persona kanë humbur jetën. Viktimat janë një 57-vjeçar nga Tirana, një 75-vjeçar nga Tirana, një 72-vjeçar nga Durrësi dhe një 88-vjeçar nga Kruja, të gjithë me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 81 qytetarë janë shëruar, duke e çuar në 4413 numrin e pacientëve që kanë fituar betejën me koronavirusin.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID-19, sipas protokolleve përkatëse.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 rastë në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korç, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skprapar, Vorë