Shqipëri, 4 të vdekur e 396 raste të reja

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

396 të infektuar dhe 4 viktima nga covid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1725 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 396 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

278 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, nga 11 raste në Elbasan dhe Pukë,
9 raste në Lushnje, 8 raste në Shkodër, Sarandë,
6 raste në Korçë, Kukës, Mallakastër, Gjirokastër,
5 raste në Fier, Tepelenë, Dibër, 4 raste në Përmet,
3 raste në Lezhë dhe Peqin, 2 raste në Delvinë,
1 rast në Krujë, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 105 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11.578 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 338 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 4 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 64 vjeçar nga Vlora, një 65 vjeçar nga Fier, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme