Policia e Tiranës e ka arrestuar një grua 61-vjeçare e cila u kap në ambientin e një hoteli duke kryer marrëdhënie seksuale me një djalë 29-vjeçar.
Sipas policisë shtetasja me inicialet N.P është kapur në flagrancë duke kryer seks me shtetasin O.P në këmbim të pagesës.
Njoftimi i plotë
Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, shtetasja N. P., 61 vjeçe, banuese në Fier dhe shtetasi O. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Zogu i Parë”, në ambientet e një hoteli, shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit.