Shqipëri, dy të vdekur e 152 raste të reja

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 152 të infektuar të rinj.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka raportuar se kanë vdekur një 57-vjeçar dhe një 65-vjeçare, që të dy nga Tirana, të cilët kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ndërkohë është njoftuar se nga 810 mostra të testuara në 24 orët e fundit, 152 kanë rezultuar pozitive me koronavirusin e ri. Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 68 sosh.

Po ashtu janë shëruar 53 qytetarë në 24 orët e fundit.

Në total në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 11.672 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 340 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 6668, ndërsa janë 4664 raste aktive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme