Shqipëri: Kuvendi i zgjodhi komisionet për verifikim

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 11:40 | Nga

Kuvendi i Shqipërisë dje i ka zgjedhur anëtarët e komisioneve për kontrollin e të arriturave profesionale dhe personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që është një reformë madhore e nevojshme për ta bindur Bashkimin Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Në një seancë të jashtëzakonshme dhe të shkurtër, Kuvendi i Shqipërisë i zgjodhi 27 anëtarët e komisioneve për verifikim.

Kjo do të thotë se reformat juridike, me të cilat do të ristrukturohet sistemi i drejtësisë me të meta në Shqipëri, do të sigurojnë se gjyqtarët dhe prokurorët janë të pavarur nga politika dhe për ta çrrënjosur miton, raporton agjencia AP nga Tirana.

Konsiderohet se korrupsioni në sistemin e drejtësisë e ka penguar shumë Shqipërimnë e pas komunizmit, duke i dëmtuar praktikat demokratike të saj.

Në vitin 2014 Shqipërisë i është dhënë statusi i vendit kandidat për pranim në BE dhe konsiderohet se negociatat do të fillojnë këtë vit.

Në këtë kuadër, me interesim të madh priten edhe zgjedhjet e përgjithshme, të parapara për 25 të këtij muaji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme