Shqipëri, mbi 400 mijë euro të fshehura në tubin e aspirimit, 5 denoncime të reja për nënë e bir

Prishtinë | 08 Jan 2023 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

5 denocime të tjera janë bërë ndaj R.D. e cila është arrestuar së bashku me djalin e saj H.D.i pasi kishin grabitur 120 mijë Euro në një shtëpi.

Policia e Tiranës njoftoi këtë të diel se bënë edhe një tjetër kontroll në banesën e tyre dhe zbuluan 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.

”R.D. 49 vjeç punonte si pastruese në një shtëpi në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove. Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët. Autoritet vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve.

Të ngjashme