Shqipëri, studentët të ngujuar në tre fakultete

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Edhe kjo e diel e 13 Janarit i ka gjetur studentët në protestë. Duke sfiduar temperaturat e ulëta, 50 studentë të Fakultetit Ekonomik vijojnë të qëndrojnë të ngujuar prej 48 orësh brenda mjediseve të fakultetit. Ata thonë se vendimi për vijimin e bojkotit i mbetet shumicës studentore.

Ngujimi vijon edhe në Fakultetin Juridik, aty ku studentëve të Tiranës i janë bashkuar edhe një grup studentësh nga Universiteti i Shkodrës, transmeton Klan Kosova.

“Protesta vijon edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale, edhe pse jo te ngujuar ata vazhdojnë të qëndrojnë brenda mjediseve të shkollës”.

Ndërsa studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë dalë me një deklaratë kundër vendimeve të rektoratit të Universitetit të Tiranës, që bën thirrje për vazhdimin e procesit mësimor./tvklan/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme