Në Shqipëri sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm dhe mundësia për reshje është e ulët.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 21°C, në zonat e ulëta nga 18ºC në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 29°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5-6 ballë
Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C deri në 25°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 27°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.