Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka thënë se Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka marrë vendim për çeljen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, të Maqedonisë së Veriut.
Lajmin ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Rrethi konsullor i kësaj qendre përfshin Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resen/rajon i Liqenit të Prespës. Pra, kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë”.
“Ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët e lartësimit të faktorit shqiptar në rajon “, shkruan ai.