Shqipëria ka dyfish më shumë buxhet për ushtrinë se Kosova

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Sektori i mbrojtjes është njëra prej fushave në të cilat shtetet investojnë një pjesë të rëndësishme të buxhetit të saj.

Dje qeveria e vendit ka propozuar t’i ndajë 100 milionë euro nga kuleta e shtetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës apo 1.3 për qind të bruto produktit vendor për vitin e ardhshëm.

Ndonëse kjo është një rritej e buxhetit për ushtrisë, prapë shtetet fqinje kanë buxhet më të madh se Kosova për ushtrinë.Shqipëria ka dyfish më shumë buxhet të ndarë për ushtrinë sesa Kosova.

Ministria e Mbrojtjes e shtetit shqiptar kishte ndarë në buxhetin e vitit 2021 mbi 22 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar.

Tani, buxheti për mbrojtjen do të jetë mbi 225 milionë euro për vit.

Lexo edhe: Tërmeti në Shqipëri, banorët tregojnë panikun që kaluan
“Ky buxhet vazhdon trendin e rritjes si në vlerë nominale ashtu edhe si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pra, nëse për vitin 2020 kishim një buxhet sa 1,46 % e Produktit të Brendshëm Bruto, për vitin 2021 buxheti shkon në 1,5% të PBB, çka është në përputhje të plotë me objektivat dhe angazhimet tona në Samitin e Uellsit për ta çuar atë në 1,75% në vitin 2022, dhe 1,85% të PBB në buxhetin e vitit 2023”, tha të mërkurën ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Kujtojmë që Shqipëria është pjesë e Aleancës së NATO-s.

Të ngjashme