Shqipëria kufizon lëvizjen e qytetarëve nga e mërkura

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Një ndër vendimet e fundit të Komitetit të ekspertëve për pandeminë e COVID-19 është që do të kufizohet lëvizja.

Komitetit Teknik i Ekspertëve nisur nga numri i lartë i të prekurve me COVID-19 në vend vendosi që të kufizojë lëvizjen 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit duke nisur nga e mërkura, më 11 nëntor 2020.

“E gjithë lëvizja në vend do të kufizohet nga 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit, por përjashtim bëjnë strukturat e shërbimeve. Këto masa do të hyjnë ditën e mërkurë më 11 nëntor dhe do të zgjasin për tre javë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat. Testet e shpejta janë shumë specifike. Nëse është pozitiv s’ka pse të mohohet, por ka raste që një test negativ dhe ka shenja klinike duhet të konfirmohet,nëse është asimptomatik, ka disa elementë. Testimi nuk është një qëllim në vetvete pasi pasohet me izolimin apo karantinën. Masat e distancimit social janë tepër të rëndësishme dhe izolimi e karantina janë përgjegjshmëri vetjake. Ritestimi apo përfundimi i izolimit që bazohet në ritestim, nga studimet e kryera këta persona nuk janë më infektues, deri në ditën e 10 pasi e kanë kaluar”, tha Mira Rakacolli, drejtuese e Komitetit. / TCH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme