Ekonomia Online
FUNDIT

Shqipëria në kërkim të arit, fton kompani për zbulim në dy zona minerare në Librazhd dhe Mirditë

Shqipëria në kërkim të arit, fton kompani për zbulim në dy zona minerare në Librazhd dhe Mirditë

Ministria shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë fton kompani të interesuara për kërkimin dhe zbulimin e zonave të reja minerare në vend.  Ministria ka nxjerrë katër zona minerare me interes për kërkim dhe zbulim dhe ofertat e kompanive të interesuara mund të dorëzohen deri më 6 shtator. Ajo që bie në sy në listën e katër […]

Ministria shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë fton kompani të interesuara për kërkimin dhe zbulimin e zonave të reja minerare në vend. 

Ministria ka nxjerrë katër zona minerare me interes për kërkim dhe zbulim dhe ofertat e kompanive të interesuara mund të dorëzohen deri më 6 shtator.

Ajo që bie në sy në listën e katër zonave janë dy prej tyre që kanë në objekt kërkim dhe zbulimin e arit ku një prej tyre ndodhet në Librazhd dhe tjetra në Mirditë.

Dy zonat e tjera minerare jepen për zbulimin e bakrit në Mirditë dhe për shfrytëzimin e mineralit ranor pllakor në Skrapar.

Ministria kërkon që ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese.

Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues, thotë njoftimi.

Të ngjashme