Shqipëria, regjistrim të ri të popullsisë në vitin 2020

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 09:20 | Nga

Shqipëria do të zhvillojë regjistrimin e popullsisë dhe të banesave në vitin 2020, apo siç quhet ndryshe censusi.

Për këtë qëllim Qeveria e Shqipërisë ka përgatitur projektligjin dhe e ka dërguar për konsultim në ministritë e linjës dhe në institucionet përkatëse. Projektligji do të shoqërohet me një pyetësor zyrtar, i cili përmban në total 44 pyetje, shkruan sot Koha Ditore.

Në pyetësor nuk mungojnë pyetjet e censusit të vitit 2011, të cilat hasën në kundërshtime gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, sidomos në mesin e minoriteteve serbe e maqedonase.

Edhe kësaj radhe qytetarët me banim në Shqipëri do të kenë tri alternativa për t’iu përgjigjur pyetjes se çfarë shtetësie kanë. Ata mund të zgjedhin të deklarohen si shqiptarë ose të specifikojnë një shtetësi tjetër. Por kanë edhe alternativën të deklarohen pa shtetësi fare.

Po ashtu pyetësori do të përmbajë pyetje për gjuhën amtare, ku jepen dy alternativa, gjuha shqipe dhe një zgjedhje tjetër. Në kategorinë e pyetjeve me deklarim të lirë, jo të detyrueshëm, është pyetja për përkatësinë e grupit etnik, të cilit qytetarët banues në Shqipëri i përkasin. Por kësaj pyetjeje i është lënë dhe alternativa “preferoj të mos përgjigjem”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme