Shqipëria vend tërheqës për investime nga hoteleritë spanjolle

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Hoteleria e Majorkës, e shqetësuar nga rënia e të ardhurave nga Karaibet në vitet e fundit, ka kthyer sytë kah Shqipëria, ku qeveria ka futur stimuj tatimorë për investimet e huaja për zhvillimin e turizmit, shkruan revista spanjolle “Majorca Daily Bulletin” përcjellë Klan Kosova.

Muajin e kaluar kishte pasur një seri kontaktesh mes përfaqësuesve të hotelerisë dhe qeverisë.

Të drejtuar nga “Iberostar”, grupe të tjera të hotelerisë përfshirë “Viva” dhe “MAC. Jet2” ishin gjithashtu të ftuar për të parë për krijimin e linjave mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Presidenti i “Iberostar”, Miguel Fluxa deklaroi në mars gjatë Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, se grupi i tij do të investojë 300 milionë euro gjatë pesë vjetëve të ardhshme në krijimin e gjashtë hoteleve me nga 3000 dhoma.

“Melia” ishte ndër grupet e para mes hotelerisë spanjolle që lëvizën dhe do të ketë dy godina kur të hapet “Melia Tirana” në vitin 2021.

Të ngjashme