Në historinë e diplomacisë prej qindra vitesh ministrat e jashtëm të shteteve zgjidheshin njerëz me kulturë të gjerë të cilët dinin edhe nga 4-5 gjuhë të huaja, njihnin historinë, letërsinë, gjeografinë etj. dhe ishin të shkathët e me përvojë në mënyrë që kur të uleshin me kryeministrat, ministrat dhe ambasadorët e vendeve të tjera ta nderonin e t’i jepnin prestigj vendit që përfaqësonin.
Ismail Qemali p.sh. ka qenë diplomat i madh mirëpo e ka nisur karrierën si sekretar i Mit’had pashës dhe anëtar i Komisionit të Danubit.
Shqipëria nuk ka pak por 106 vjet shtet dhe nuk i lejohet të tallet e ta poshtërojë veten në përfaqësimin ndërkombëtar.
Nuk mundet të dërgojë si ministër dikë pa karrierë në shtet dhe të pavotuar nga asnjë organ përfaqësues. E për më tepër, një njeri i cili në daljen e tij të parë dëshmoi si nuk di as me fol si ministër, është i cekët dhe ka hallin të na duket interesant dhe e thotë haptas “Shpresoj që dalja ime e parë t’i ketë pëlqyer kryeministrit”.
Tjetra, ministrat e jashtëm emërohen edhe në varësi të shteteve me të cilat synon të afrohesh; nëse synon afrim me SHBA, emëron dikë veçanërisht të pranueshëm për SHBA, nëse synon me Gjermaninë, emëron mik të Gjermanisë e me rradhë.
Me ketë kalamanin ministër me kë synojmë të afrohemi?! Pra cila është arsyeja e vërtetë pse u emërua ministër ky i cili edhe së fundmi në Bukuresht tregoi se është i cekët, qesharak dhe jopërfaqësues?
Pse po lejohet që Shqipëria të poshtërohet në ketë mënyrë në përfaqësimin ndërkombëtar?! (Indrit Vokshi/ 27.al)