Shqiptari i dehur merr pushkën dhe tenton të vrasë gruan, si e parandaloi kunata ngjarjen tragjike

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka keqtrajtuar dhe ka tentuar të vrasë gruan e tij. Ndërhyrja në kohë e kunatës nuk ka lejuar që ngjarja e rëndë të përfundojë me fatalitet. Ajo ia ka kapur armën dhe e ka drejtuar drejt tokës, duke bërë që plumbi të godasë në dysheme.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i arrestuar është Ervis Rakipaj, 37-vjeç, më herët ka qenë në burg për akuzat e vrasjes në tentativë dhe keqtrajtimi në familje.

Si nisi ngjarja?

Të shtunën në mbrëmje burri, pasi mbaroi punën e njoftoi gruan përmes Whatsapp se ai do të pinte një birrë me miqtë. Kur u kthye në banesë rreth orës 2, ai e zgjoi atë, i mori celularin nga jastëku dhe i kërkoi ta ndiqte në kuzhinë. Më pas gruaja menjëherë vuri re pushkën dhe ishte frikësuar, sepse në raste të tjera burri i saj e kishte kërcënuar me vdekje. Motra e gruas ishte gjithashtu e pranishme në shtëpi. Ajo kishte shkuar aty për disa ditë pasi ishte në lëvizje.

Deklarata e policisë

Ndërkohë oficeri i policisë ka shkruar në deklaratë: “Ervis Rakipaj ishte i tërbuar, fillimisht i hodhi një karrige dhe sende të tjera gruas së tij, pastaj mori armën dhe ma drejtoi në gjoks në një distancë prej një metër e gjysmë. Ai tërhoqi këmbëzën dhe kunata e tij, motra e gruas, e cila ishte pranë tij, arriti të kapte tytën dhe të devijonte të shtënën në tokë, e cila shpoi dyshemenë.

Menjëherë pasi burri iku, ai gjuajti një tjetër plumb në tokë dhe më pas e hoqi pushkën duke e hedhur midis ferrave në zonën hekurudhore. Kur u kthye në shtëpi, ai i hapi derën karabinierëve, ndërkohë bërtiti kunata e tij e cila ishte mbyllur në banjë, por ai tha se asgjë nuk kishte ndodhur dhe se po flinte”.

Policia tha se në momentin që i kishte kërkuar shpjegim për vrimën e bërë në tokë nga plumbi shqiptari nuk pranoi të shpjegonte, madje e quajti atë një dëmtim të shumë kohëve më parë. Por më pas kur policia insistoi ishte vetë ai që e çoi policinë në vendin ku kishte hedhur pushkën.

Të ngjashme