ShSKUK del me reagim pas sulmit të qenve endacakë ndaj mjekëve në QKUK

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Lajmin se dy mjeke dhe një mjek janë sulmuar sot nga qentë endacakë në QKUK, e ka konfirmuar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Përmes një reagimi publik, ShSKUK, thotë se dy mjeket u sulmuan brenda oborrit të QKUK-së ndërkaq mjeku, jashtë kësaj hapësire.

“ShSKUK ka kërkuar dhe në vazhdimësi dhe kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së. Poashtu, konfirmojmë se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së”, thuhet në reagim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme