Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës është pajisur me aparaturë të re, të dorës së fundit, për shërbime të hemodializës.
Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka ndarë më shumë se 200 mijë euro për 12 aparate, pajisjet e reja dhe ozomozë rezervë, të cilat po qëndrojnë në hapësirat, ku është e paraparë të vendoset Reparti i Hemodializës.
Ndërkaq, në tërësi për blerjene aparaturës për këtë spital janë shpenzues mbi 500 mijë euro.
Në funksion të përmirësimit të kushteve infrastrukturore, SHSKUK ka dhënë edhe 67 mijë euro nga buxheti i saj për renovimin e objektit.
Aktualisht, Reparti i Hemodializës është i vendosur dhe ofron shërbime në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.