ShSKUK-ja pajiset me 60 shtretër modernë

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

20 shtretër modernë për përkujdesje intensive, me katër thyerje, që dirigjohen nga dy telekomandues, të cilët e bëjnë më të lehtë dhe më të përshtatshëm qëndrimin e gjatë të pacientit, janë vendosur në Mjekësinë Sportive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aty ku aktualisht po trajtohen pacientët e prekur me COVID-19.

20 të tjerë do të shkojnë në Spitalin e Ferizajt, 10 në Spitalin e Gjakovës dhe 10 në Spitalin e Gjilanit.Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë qëndruar në Objektin e Mjekësisë Sportive për të parë nga afër ardhjen e shtretërve të rinj, ndërsa vlerësuan se investimet e bëra do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Shtretërit e rinj janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore- përmes UNOPS-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme