SHSKUK jep detaje për vdekjen e 24 vjeçares: Me 6 prill doli negativ me Covid-19

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka dhënë detaje për vdekjen e 24 vjeçares nga Ferizaj, ku ka thënë se ajo ishte e konfirmuar me COVID-19 dhe kishte lindur me operacion, shkruan Gazeta Metro.

Në mëngjesin e sotëm në media u raportuar se një 24 vjeçare nga komuna e Ferizajt ka humbur jetën pak ditë pasi lindi foshnjën e saj.

Zyra për media e SHSKUK, ka bërë të ditur se viktima ishte e konfirmuar me COVID-19 dhe kishte lindur me operacion.

Sipas kësaj zyre pas lindjes 24 vjeçare i ishte keqësuar gjendja dhe ishte tranferuar në Klinikën Sportive.

Viktima sipas njoftimit, më 6 prill ka rezultuar negativ me COVID-19 por nuk arriti të mbijetonte meqë kishte gjendje të rënduar shëndetësore.

“Zyra për medie e ShSKUK-së, ju konfirmon se ditën e djeshme në Mjekimin Intensiv Covid në QKUK, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësorë, nuk ka arritur të mbijetonte një nënë e lindur më 1997, nga komuna e Ferizajit, e cila ishte e konfirmuar me Covid, e njëjta kishte lindur me operacion në Klinikën e Gjiinekologjisë, në javën 34, tē shtatzënisë. Pas lindjes i ishte keqësuar gjendja dhe ishte transferuar fillimisht në Klinikën Infektive2 ( Sportive), e më pas me datë 4 prill në Mjekimin Intensiv-Covid. Në ritestim të datës 6 Prill, e njëjta ishte negativizuar në testin për Covid, por përkundër kujdesit maksimal, e njëjta nuk arriti të mbijtetonte meqë kishte gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK’së.

Të ngjashme