SHSKUK shpallë konkursin për drejtorë të gjashtë klinikave – drejtorët me mandat të skaduar vazhdojnë deri në ardhjen e të rinjve

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Është hapur konkursi për drejtorë të gjashtë klinikave në Qendrën Klinike Universitare.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka shpallur konkursin për drejtorë të gjashtë klinikave në kuadër të QKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.

Konkursi është hapur për Klinikën e ORL-së, Neurologjisë, Psikiatrisë, Radiologjisë, Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve. Gazeta ka mësuar se drejtorëve që iu ka skaduar mandati iu është vazhduar detyra deri në përfundim të procedurave të konkursit.

Për të marr nën drejtim një nga këto klinika, kandidatët duhet të kenë arsimim të lartë universitar, thirrje akademike ose shkencore të lëmisë së caktuar. Në mungesë të tyre, përzgjidhen kandidatët nga radhët e specialistëve.

Kandidatët duhet të kenë pesë vite përvojë pune profesionale në sistemin shëndetësor.

Konkursin e plotë e gjeni në vegzën në vazhdim:Konkurs i brendshëm për drejtorë të klinikave në QKUK 31.12.2021

Të ngjashme