Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shprehur ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësor, me rastin e vdekjes së infermieres së Klinikës së Neurologjisë, Miradije Pllana-Hoti.
“Ajo ishte e infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u trajtua për disa ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.
“Znj. Miradije ishte një infermiere e jashtëzakonshme, e cila, me përkushtimin më të madh, i shërbeu pacientëve për vite me radhe”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.