ShSKUK tregon për gjendjen e 14 pacientëve që pësuan lëndime nga bombola

Prishtinë | 13 Jan 2024 | 22:43 | Nga Ekonomia Online

Katërmbëdhjetë pacientët që kanë pësuar lëndime nga djegiet, nga bombola e gazit dhe 1 me lëndime në gjoks, në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pas trajtimit në Klinikën Emergjente të QKUK-së, janë transferuar për mjekim të mëtutjeshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) nëpërmes një njoftimi në orët e mbrëmjes.

“Katër nga ta janë operuar në sallat emergjente, kurse tek të tjerët janë kryer ndërhyrje në sallën e vogël të ndërhyrjeve kirurgjike, Shërbimin e Reanimimit dhe atë Kirurgjik, të po kësaj klinike”, thuhet në njoftim.

“4 pacientë janë transferuar për mjekim të mëtejshëm në Mjekimin Intensiv Qendror, meqë kanë gjendje më të rënduar shëndetësore nga djegia”.

Derisa 8 pacientë janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku po e vazhdojnë trajtimin dhe mbikqyrjen nga stafi shëndetësorë.

2 në Kirurgjinë Abdominale dhe 1 do të transferohet në Kirurgji Torkale.

SHSKUK thekson se stafi mjekësor dhe infermieror i këtyre klinikave do të vazhdojë të ofrojë kujdes dhe mbikqyrje shëndetësore 24-orëshe për këta pacientë.

Të ngjashme