Shtatë pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjenoterapi

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) po trajtohen 12 pacientë, 8 të konfirmuar me COVID-19 dhe 4 të tjerë post-COVID.

SHSKUK-ja bëri të ditur të martën, se me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv dy të tjerë.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë dhe Spitali i Gjakovës, 2 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Të ngjashme