Shtatë të arrestuar në aksionin “Brezovica”, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyret e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Deri me tani janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni. 

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/operacioni-brezovica-policia-zhvillon-bastisje-ne-mmphi/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme