Shtatë të vdekur nga zjarret në Kaliforni, Trumpi shpall gjendje të jashtëzakonshme

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 15:17 | Nga

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka kapluar Kaliforninë, duke detyruar mijëra persona të ikin nga shtëpitë e tyre.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka urdhëruar të krijohet fondi për të ndihmuar zonat e prekura nga zjarri, transmeton REL.

Shtëpia e Bardhë raportoi se Trump ka urdhëruar ndihmë nga autoritetet për t’ju dalë në ndihmë atyre që janë prekur nga zjarri i madh.

Kalifornia është përfshirë nga zjarr i madh gjatë këtij viti. Gjithsej 14 shtete kanë raportuar përfshirje nga zjarri, duke përfshirë Floridën dhe Teksasin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme