Shtatë vjet nga vdekja e Astrit Deharit – aksion para PSRK-së, vajza e tij me mbishkrim në duar “Drejtësi për babin”

Prishtinë | 03 Nën 2023 | 13:19 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Familjarë, qytetarë e aktivistë të premten kanë mbajtur një aksion simbolik para Prokurorisë Speciale duke kërkuar drejtësi për Astrit Deahrin, raporton Ekonomia Online. Më 5 nëntor bëhen shtatë vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, në burgun e Prizrenit, vdekje e cila nuk është zbardhur ende.

“’Prokurori mos të fle’; ‘7 vjet për Astritin janë shumë’, ishin disa nga pankartat që mbajtën në duar të protestuesit. Në këtë aksion morën pjesë e prindërit, bashkëshortja e vajzat e tij, që në duar mbante një mbishkrim “Drejtësi për babin”.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi theksoi se Astriti ka vdekur në rrethana të pa sqaruara. Sipas tij, dëshmitarë po mbahen të fshehta nga Prokuroria e cila nuk po jep asnjë sqarim lidhje me këtë rast. Ai theksoi që edhe Instituti i Zvicrës ka dëshmuar që Astriti nuk ka bërë vetëvrasje.

Babai i Astrit, Avni Dehari, theksoi se tashmë po bëhen 7 vjet që po kërkojnë drejtësi, duke shtuar se edhe arrestimi i tij ishte inskenim për qëllime politike. Ai theksoi se drejtësia është peng në duart e prokurorisë, raporton EO.

“…një Prokurori nëse jo 7 ditë e 7 javë për 7 muaj do duhej ta zbardhte rastin. Është një drejtësi që po mbahet peng nga vet prokurori të cilët deshën ta shpallim si vetëvrasje rastin e Astritit”.

“Nuk ka forcë që na bind ne edhe shokët tanë që ky rast të përfundoj si duan këta dy prokurorë që janë Sylë Hoxha e  Afrim Shefkiu janë dy prokurorë nën shërbim të këtyre politikave”.

Të ngjashme