Shtetet e BE-së afër marrëveshjes për sanksione të reja ndaj Rusisë

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se vendet anëtare janë afër për të rënë dakord rreth paketës së re të propozuar të sanksioneve ndaj Rusisë.

Kjo paketë përfshinë një embargo të naftës mes sanksionesh, shkuar Aljazeera.

“Shpresoj që ata të arrijnë një marrëveshje. Ata janë pothuajse aty. Dhe ne kemi nevojë për këtë marrëveshje sepse ne duhet të shtyjmë akoma më shumë presionin tonë ekonomik dhe financiar ndaj Rusisë”, tha Borrell në një ngjarje në Itali.

Josep Borrell, tha se “lufta e Rusisë kundër Ukrainës” ndikon në sigurinë globale.

“Po punojmë mbi paketën e gjashtë të sanksioneve, e cila synon të heq më shumë banka nga sistemi SWIFT, të vendosë në listë aktorët dezinformues dhe të diskutojë importin e naftës. Këto masa do të paraqiten për miratim në Këshillin e BE-së”, ka deklaruar Borrell në rrjetet sociale.

Të ngjashme