Shteti i madh evropian ofron të holla për ata që i marrin dy dozat, ja sa është shuma

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, shtet me rreth 44 milionë banorë, Volodymyr Zelenskiy, njoftoi se banorëve të vendit të tij do t’u ofrohen të holla për t’i nxitur që të vaksinohen plotësisht kundër Covid-19.

“Secili që i merr dy dozat do të marrë 1.000 hrivnia”, tha presidenti ukrainas. Kjo shumë është e barabartë me rreth 32 euro e 50 centë.

Kjo shumë është e konsiderueshme për qytetarët e njërit prej shteteve më të varfra në botë, ku të ardhurat vjetore për kokë banori janë rreth 3.700 dollarë, shkruan Free Europe.

“Me këto fonde, mund të blini një biletë sezonale për sallë ushtrimesh, për vizitë në kinema, muze, koncert ose qendër ekspozitash, ose të blini bileta për udhëtim brenda vendit”, tha Zelenskiy.

Qeveria po planifikon që të ndajë rreth 225 milionë dollarë për këtë skemë, që do të fillojë së zbatuari nga 19 dhjetori.

Ukraina tash për tash është duke u përballur me valën më të rëndë të pandemisë, duke i nxitur autoritetet që të vendosin një varg masash në disa qytete, përfshirë kryeqytetin Kiev.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se shkalla e lartë e rasteve dhe vdekjeve është pasojë e përqindjes së ulët të vaksinimit. Vetëm rreth 28 për qind e popullsisë ukrainase i ka marrë dy dozat e vaksinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme