Shteti i Spanjës rikthen kontrollin mbi Kataloninë

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 14:42 | Nga

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka treguar planin për largimin e liderëve të Katalonisë, por jo edhe për shpërndarjen e parlamentit të këtij regjioni.

Rajoy ka thënë që pas një mbledhje emergjente të kabinetit kanë për qëllim që të organizojnë zgjedhjet regjionale sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Masat e paraqitura nga kabineti tani do të votohen në senatin spanjoll.

Kjo vjen afërsisht tre javë pas mbajtjes së referendumit në Kataloni për shkëputje nga Spanja.

Lideri katalunas Carles Puigdemont ka injoruar kërkesat nga qeveria qendrore që të braktis planin e tij për pavarësi.

Ndërsa Rajoy ka thënë që qeveria nuk kishte zgjidhje tjetër përveç të kërkoj vendosjen e sundimit direkt, duke shtuar që veprimet e Katalonisë ishin “në kundërshtim me ligjin dhe nxitën konfrontim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme