Shthurja e shëndetësisë nuk u shërua nga dialogu i Brukselit

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Ismet L. (56) as që kishte imagjinuar ndonjëherë të hynte nën briskun e mjekëve në spitalin e Mitrovicës së veriut, i cili funksionon jashtë sistemit të Kosovës.

Mendjen ia kishin thyer dy kirurgët serbë të Klinikës së Oftalmologjisë, të cilëve para një viti Ismeti u kishte ofruar shërbime taksie nga jugu në veri, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Teksa po i dërgoja në veri, dy mjekët serbë – një burrë dhe një grua më pyetëm për bengun që kam pasur afër syrit. Ka qenë goxha i rritur. Më thanë pse nuk vjen me ta largu. Mbeta i habitur se as që m’ka shku mendja naj here me u mjeku në spitalin e veriut”, thotë Ismeti, i cili punon taksist në zonën që lidh Mitrovicën e ndarë administrativisht, në “Lagjen e Boshnjakëve”. Të nesërmen kishte shkuar në spital dhe pas analizave, thotë se iu nënshtrua me sukses operimit.

Ka edhe hallexhi të tjerë shqiptarë që taksisti nga Mitrovica thotë se i ka dërguar drejt spitalit, i cili numëron rreth 1.000 punonjës shëndetësorë, por nuk punon asnjë mjek shqiptar.

Ata të cilët kanë punuar deri në vitin 1999 janë larguar prej qendrës kryesore spitalore në veri, e cila financohet nga Beogradi. Shëndetësia, sikurse edhe shumë sektorë të tjerë në veri, vazhdon të funksionojë e ndarë dhe jashtë sistemit kosovar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme