Policia raporton se dje në Shtime ka arrestuar një të dyshuar pasi kishte hyrë në oborrin e një gruaje dhe e kishte kanosur.
“Këtë kanosje i dyshuari e kishte bërë nën pretekst se gjoja familja i saj i kishte njoftuar policinë dhe inspektorët e pylltarisë për t’ua konfiskuar sasinë e drunjve të prera në mënyrë ilegale”.
“Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.