Ekonomia Online
FUNDIT

Shtiu me armë në aheng familjar, arrestohet një person në Suharekë

Shtiu me armë në aheng familjar, arrestohet një person në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 10:55, ndërsa në vendin e ngjarjes, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë të shtënave. “Është arrestuar i dyshuari […]

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 10:55, ndërsa në vendin e ngjarjes, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë të shtënave.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se ishte përdorur, ndërsa i dyshuari kishte leje për posedim arme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme