Shtiu me pistoletë përderisa po lëvizte me veturë, arrestohet një person në Prishtinë

Prishtinë | 22 Pri 2023 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka shkaktuar veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Për të njëjtin ishte raportuar se nga vetura në lëvizje kishte shtënë me armë zjarri.

Policia pas mbërritjes në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe po ashtu ka hasur në 10 gëzhoja.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme