Shtohen masa në pakon e re fiskale, pritet drita e gjelbër nga FMN-ja

Prishtinë | 18 Mar 2017 | 10:08 | Nga

Pako e re fiskale e përgatitur nga Ministria e Financave e Kosovës, e njohur si Pako Fiskale 2.0, ka pësuar ndryshime prej prezantimit të parë të saj, në fundin e vitit të kaluar.

Nga shtatë masa që janë paraparë në fillim, janë shtuar edhe tetë tjera si pasojë e konsultimeve me shoqatat dhe odat e biznesit në vend, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pako është paraqitur nga Ministria e Financave si prioriteti kryesor për vitin 2017. Si e tillë ajo ishte prezantuar para Qeverisë në dhjetor të vitit 2016.

E pyetur për ndryshimet që ka pësuar Pako Fiskale 2.0, Ministria nuk është lëshuar në specifikime të masave, por ka thënë që ndryshimet kanë ndodhur.

Gazeta ka siguruar tetë nga masat e reja të propozuara për t’u përfshirë në Pakon Fiskale 2.0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme