Shtohen telashet për Man City: Policia nis hetimet ndaj Erling Haalandit

Prishtinë | 29 Mar 2023 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Mançesterit ka konfirmuar se është në dijeni të imazheve që tregojnë se Erlind Haaland ka përdorur telefonin e tij gjatë vozitjes.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erlind Haaland është nën hetime nga policia pasi ka përdorur telefonin e tij gjatë vozitjes.

Gazeta “THE SUN” publikoi imazhe dhe pamje të cilat tregojnë norvegjezin në makinën e tij, në një incident që ndodhi më 15 mars afër stadiumit Etihad.

Policia e Mançesterit i është përgjigjur raportit që përfshinë Haaland dhe ka konfirmuar se janë “të vetëdijshëm dhe po hetojnë” rreth incidentit të supozuar.

Sulmuesi mund të gjobitet me 200 funte dhe të marrë gjashtë pikë në patent shoferin e tij nëse shpallet fajtor. Haaland u transferua te Manchester City nga Borussia Dortmund në afatin kalimtar të verës në një marrëveshje me vlerë 51 milionë funte dhe ka qenë një goditje e madhe në Premierligë.

22 vjeçari është golashënuesi më i mirë në kompeticion deri më tani në sezonin 2022-23, duke shënuar 28 herë dhe ka gjithsej 42 gola për Cityn në vetëm 37 ndeshje në të gjitha garat e sezonit e tij debutues.

Haaland duhej të vazhdonte me Norvegjinë gjatë pushimit ndërkombëtarë, por u tërhoq për shkak të një lëndimi në ijë dhe nuk është e qartë nëse do të jetë në gjendje për t’u rikthyer në fushë kur Manchester City të përballet me Liverpool të shtunën.

Të ngjashme