Shtrenjtë po na kushton Kosova!

Prishtinë | 16 Kor 2024 | 17:45 | Nga Valon Syla

Sa shumë njerëz u tretën burgjeve në Jugosllavi, sa shumë u vranë nga regjimi i Rankoviqit e Millosheviqit.

Sa fshatra e qytete u masakruan civilë bashkatdhetarë, e sa ushtarë të lirisë ranë për këto ditë.

Edhe ata që mbetën të gjallë e fitues të luftës prej nesh, shumë vite jetë i humbën në represion, shumë vite vetëm për të mbijetuar, duke i përkujtuar familjarët që ia mori Serbia, ideologjia, komunizmi e qëllimet anti-njerëzore e gjenocidiale të Millosheviqit.

Sa plaçkitja e riplaçkitja na u bë, që prej parave te kursyera në Banka Jugosllave që u vodhën me dekret politik, e deri te djegja e plaçkitja edhe të shtëpive më të varfëra që sja u lanë as lugët pa ja u marrë hordhitë e milicisë nga Shumadia e unte që edhe maçinat e lamjes e televizorat i ngarkonin me vete.

Sa marka e dollari u plaçkit edhe rrugëve, shtigjeve, edhe në minutat e fundit të jetës, e kalimit të kufirit nga një qenie e përndjekur që shndërrohëshe në refugjat.

Dhe pas krejt këtyre humbje të jetëve, vite e dekada humbje, pasuri e kapital, palçkitje të ëndrrave e ardhmërisë, e presim ditën e sotshme për dënime me nga 18 vjet e 24 vjet burg për ushtarë e çlirimtarë, politikanë lufte të UÇK-së, që mbesin gjenerata e tashme e të burgosurve politikë, që ta çojnë mallin si të burgosurit politikë të regjimeve të vjetra anti-shqiptare e kosovare.

“Dikush duhet dhe do të jap përgjegjësi për mirëvajtjen e këtij tribunali” kishte deklaruar Kadri Veseli, i indinjuar me qasjen udbashe të prokurorisë speciale… e cila as aktakuzat si ka mbyllur plotësisht qe 4 vjet, e që i mban të mëdhejtë e UCKs peng në Hagë, e që gjykohen nga deshmitarë qe ishin pjesë e regjimit serb e jugosllav.

Shtrejtë po na kushton Kosova.

18 vjet burg sot ia ndali Kosovës frymën për një moment. Na u dukën shumë. Por sa i rëndë do t’i duket Kosovës një dënim drakonik i më të mëdhenjve të UÇK-së. Nuk besoj se do ta përballoj më…

Dhe po. Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë.

Sa shtrejtë po na kushton Kosova. Politikanët që janë këtu le ta kuptojnë më seriozisht këtë dhe çka mund t’i sjellë kjo Kosovës ende si barrë a pasojë. Le ta ruajnë e ta masim mirë se çka mund të vijë, se çka po banë kjo tokë Kosove, njeriu s’e besoj se mund ta banë më.

Të ngjashme