Shtrenjtohet pak nafta, publikohet çmimi i derivateve për 24 orët e ardhshme

Prishtinë | 16 Kor 2022 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e një litre naftë është 1 euro e 75 centë, për benzinë 1 euro e 66 centë dhe për gas 78 centë.

Krahasuar me çmimet e djeshme, nafta është shtrenjtuar për 1 cent, e benzina është liruar për 1 cent.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orët e ardhshme.

Të ngjashme