Shtrohet rruga në fshatin Mramor

Prishtinë | 29 Kor 2016 | 19:05 | Nga

Komuna e Prishtinës njofton se në vazhdën e ndërtimit të infrastrukturës në fshatrat e Prishtinës, është duke e shtruar rrugën në fshatin Mramor, lagja Suteskë-Duleviteve.

“Kjo rrugë është në gjatësi prej 1.4 km, ndërkaq projekti përmban ndërtimin e rrugës, ndërtimin e urës nga betoni, ndërrimin e shtyllave nga ato të drurit në ato të betonit, kanalizim fekal dhe kanalizim atmosferik”, ka njoftuar kryetari Shpend Ahmeti, nëpërmes një komunikate shtypi.

Punimet janë para përfundimit dhe brenda planit dinamik të punimeve.

Të ngjashme