Shtyhet afati për regjistrimin e studentëve në Akademinë për Siguri Publike

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, shtyhet afati për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bachelor në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin akademik 2019 – 2020.


Konkursi për regjistrimin e studentëve mbetet i hapur deri me datën 10.08.2019.

Ndërsa, provimi pranues do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, më datën 15.08.2019 duke filluar prej orës 10:00.

Aplikimi bëhet  online  në adresën elektronike http://smu.aksp-ks.net


Dokumentet duhet të dorëzohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, në objektin e ri Fakulteti i Sigurisë Publike, nr. i Zyrës 111.

Të ngjashme