Shtyhet data e filmit të ri të Jenniref Lopezit, “Marry Me”

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Është shtyrë data e lansimit të filmit të ardhshëm të Jennifer Lopezit, me titull “Marry Me”.

Komedia romantike e cila i bënë bashkë në ekran këngëtarët të cilët tashmë kanë bashkëpunuar edhe në muzikë, JLo dhe Maluma, si dhe aktorin Owen Wilson, do të lansohet për gjithë shikuesit më 11 shkurt të vitit 2022, në kohë për Ditën e të Dashuruarve vitin e ardhshëm.

Lajmin e ka konfmruar edhe studioja prapa këtij projekti, “Universal Pictures”.

Kjo është hera e dytë që shtyhet data e lansimit të filmit nëpër kinema. “Marry Me” fillimisht ishte planifikuar të fillojë së shfaquri gjatë kësaj jave, por për shkak të pandemisë së koronavirusit ishte shtyrë për muajin maj të këtij viti. Kurse tani përfundimisht filmi shtyhet edhe për gati një vit.

Në këtë projekt të ardhshëm, personazhet e Lopezit dhe Malumas janë në prag të martesës në prani të fansave të tyre të dashur, por vetëm disa minuta para dasmës ajo e zbulon se i fejuari i saj e ka tradhtuar. Kështu, Lopez e cila e portretizon një yll të muzikës pop, vendos të martohet me një të panjohur, rol ky i luajtur në film nga Owen Wilson.

Filmi po konsiderohet i ngjashëm me filmat hit të zhanrit komedi dhe romancë, “Notting Hill” dhe “The Proposal.

Kjo nuk është hera e parë që Jennifer Lopez dhe Owen Wilson, luajnë krahas njëri-tjetrit në një film. Ata ishin shfaqur bashkë në ekran të madh me filmin e vitit 1997, “Anaconda”.

“Marry Me” gjithashtu do të përfshijë muzikë origjinale, të realizuar nga dyshja Lipez dhe Maluma.

Kat Coiro e ka bërë regjinë e këtij projekti, i cili bazohet në romanin me të njëjtin emër të autorit, Bobby Crosby. Në film luajnë edhe aktorët: Chloe Coleman, Sarah Silverman, John Bradley, Michelle Buteau dhe Utkarsh Ambudkar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme