Shtyhet debati publik për Planin Strategjik Komunal për Kujdesin Parësor Shëndetësor, Rahovec 2020-2024

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit se debati publik për Planin Strategjik Komunal për Kujdesin Parësor Shëndetësor në Rahovec 2020-2024, që është paraparë të  mbahet sot me 04 Shtator 2019, do të mbahet me 10 Shtator 2019 me fillim në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, shkruan Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se ky plan do të përdoret për zhvillimin e sistemit shëndetësor të Rahovecit.

“Hartimi i këtij Plani Strategjik Komunal për Kujdesin Parësor Shëndetësor në Komunën e Rahovecit

2020-2024 shërben si dokument dhe udhërrëfyes i politikave shëndetësore afatgjate. Ky plan do të

përdoret për zhvillimin e sistemit shëndetësor në Komunën Rahovecit. Ofrimi i shërbimeve sa më cilësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe krijimi i kushteve sa më të favorshme për qytetarët e kësaj komune është edhe qëllimi kryesor i këtij dokumenti”, tha ai.

Sipas tij, ky dokument ka për qëllim promovimin e mënyrave të shëndetshme të jetesës për qytetarët e Rahovecit.

“Duke marrë për bazë parimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, ky dokument ka për fokus edhe

promovimin e mënyrave të shëndetshme të jetesës së qytetarëve të komunës së Rahovecit, gjithmonë

duke shkuar konform karakteristikave demografike të popullatës. Nevoja për planifikim të mirëfilltë në sektorin e shëndetësisë është identifikuar përmes analizave të

situatës. Me zbatimin e këtij plani do të mundësohet edhe arritja e misionit të Kujdesit Parësor

Shëndetësor për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë, të vazhdueshme, të integruara dhe të qasshme

nga i gjithë komuniteti”, ka thënë Latifi.

Me tutje, Latifi theksoi se zbatimi i këtij plani do të siguroj qasje të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Komuna e Rahovecit, gjegjësisht, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, përmes

implementimit të këtij Plani Zhvillimor për Kujdesin Parësor Shëndetësor do të përmbushë vizionin e

politikave të krijuara. Ky plan do të bazohet në komunitet dhe zbatimi i tij do të shërbej për trajtimin e

problemeve më të përhapura shëndetësore të popullatës duke zhvilluar shërbimet parandaluese,

riaftësuese, kurative si dhe të promocionit shëndetësor, gjithmonë duke marr parasysh parimet bazë të

Kujdesit Parësor Shëndetësor për të siguruar qasje të barabartë në shërbime për të gjithë qytetarët e

Komunës së Rahovecit”, u shpreh ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme