Gjykim i paralajmëruar për sot ndaj Sami e Mërgim Lushtakut dhe disa të tjerëve, është shtyrë, raporton “Koha Ditore”.
Shtyrja është bërë pasi që në seancën gjyqësore nuk kishin ardhur disa nga të akuzuarit e tjerë.
Seanca tjetër është caktuar të mbahet më 7 nëntor.
Sami Lushtaku, biri i tij, Mërgimi (deputet i Kuvendit të Kosovës) me persona të tjerë, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë dhe gardianë, janë të akuzuar nga një prokuror i EULEX-it për arratisjen e Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në majin e vitit 2014.
Në seancë nuk kishin ardhur, Dardan Geci, Myrvete Lushtaku e Skender Tahiri dhe kjo e bëri të pamundur fillimin e saj.